26 Dhjetor 2024

Thaçi: Shëndetësia do të jetë prioritet i PDK-së

Gjakovë, 28 maj - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të fushatës zgjedhore ka vizituar Spitalin e Gjakovës ku ka folur për programin e ardhshëm qeverisës për shëndetësinë.

Thaçi tha se shëndetësia në mandatin e ardhshëm do të jetë prioritet i PDK-së dhe se angazhimi në këtë sektor duhet të jetë i gjithanshëm.

“Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Ju kujdesuni për pacientët e unë do të kujdesëm për juve”, ju tha ai mjekëve.

Thaçi ka shpalosur edhe pikat për shëndetësi të Misionit të Ri.

 “Unë në  mandatin e ardhshëm qeverisës do t’i kushtoj rëndësi të veçantë vazhdimit të reformimit të sistemit shëndetësor që do të konsistojë në riorganizimin e sistemit të shërbimeve shëndetësore dhe themelimin e sistemit të ri të financimit të shërbimeve shëndetësore. Po ashtu do të funksionalizojmë skemën e obligueshme publike të sigurimeve shëndetësore që do të sigurojë financim më të përshtatshëm për konsolidimin dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore që do të marrin qytetarët”, pohoi Thaçi.

Lideri i PDK-se shtoi se do të ketë investime të mëdha në infrastrukturën shëndetësore e po ashtu do të nxiten investime nga fonde private përmes partneritetit privat-publik.

“Unë zotohem para jush që ne do të vazhdojmë të rrisim rrogat dhe të përmirësojmë kushtet e punës edhe në mandatin e ardhshëm. Dhe ju e dini që unë gjithmonë e mbaj fjalën”, përfundoi Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)