25 Dhjetor 2024

Thaçi: Do të ofrohen në mënyrë të detyrueshme shërbimet emergjente

Prishtinë, 11 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar raporte dhe vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka përshëndetur votimin  e Ligjit për sigurime shëndetësore, dje në Kuvendin e Kosovës.

“Qëllimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor është sigurimi i qasjes universale të qytetarëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës ndaj shërbimeve kualitative shëndetësore\", ka theksuar ai.

Pavarësisht nga statusi i sigurimit shëndetësor sipas kryeministrit Thaçi do të ofrohen në mënyrë të detyrueshme shërbimet emergjente të kujdesit shëndetësor; shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët nën moshën 18 vjeçare nga Lista e shërbimeve të kujdesit themelor shëndetësor, si dhe shërbimet e tjera esenciale të kujdesit shëndetësor të përcaktuar nga Fondi.

Personat e liruar nga pagesa e premiumit dhe bashkë-financimi sipas tij janë qytetarët dhe banorët, si në vijim: familjet e varfra nën asistencë sociale (të gjithë anëtarët e familjes); Të burgosurit të cilët janë dënuar; Individët të cilët janë duke jetuar në institucione shtetërore (fëmijët nën kujdes të sforcuar dhe nën kujdestari; të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara të strehuar në shtëpitë për persona të moshuar si dhe në shtëpitë për integrim në komunitet); Personat e ri-atdhesuar bazuar në marrëveshjet bilaterale të Republikës së Kosovës me shtetet tjera, në vitin e parë pas ri-atdhesimit; Individët e luftës me shkallë të lartë të paaftësisë (bashkëshortja dhe fëmijët e tyre nën moshën 18 vjet).

\"Qytetarët dhe banorët nga kategoritë në vijim do të lirohen nga pagesa e premiumit, bashkë-pagesave dhe detyrimeve të tjera të bashkë-financimit vetëm nëse identifikohen që nuk kanë kushte për të kryer një obligim ët tillë, si pensionistët e moshës dhe ata kontribut dhënës; Pensionistët e kompanisë “Trepça”; Pensionistët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës; Familjet e martirëve (prindërit, burri/gruaja dhe fëmijët e tyre); Veteranët dhe pjesëtarët e luftës si dhe bashkëshortja/i dhe fëmijët e tyre; ish të burgosurit politik si dhe bashkëshortja/i dhe fëmijët e tyre; anëtarët e ngushtë të familjeve të viktimave civile të luftës; Viktimat e trafikimit gjatë vitit të parë pas regjistrimit zyrtar, në pajtim me ligjin; Banorët e përhershëm të vendbanimeve joformale në Kosovë të cilët nuk janë të regjistruar ose ët cilët janë në proces të regjistrimit deri ën fund të procesit të regjistrimit, ose deri në një (1) vit pas hyrjes në fuqi kë këtij ligji, çfarëdo realizohet e para; Viktimat e dhunës në familje gjatë vitit të parë pas regjistrimit zyrtar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në pajtim me ligjin.\"

Shërbimet shëndetësore do të ofrohen në kuadër të Kujdesit shëndetësor parësor; Kujdesit shëndetësor specialistik jashtë-spitalor, dytësor dhe tretësor; Kujdesit shëndetësor specialistik spitalor, si dhe Trajtimet mjekësore jashtë institucioneve publike shëndetësore në vend dhe jashtë tij, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë të bazuar në Direktivat relevante.

Ligji për sigurimet shëndetësore sipas kryeministrit ka për synim: Ruajtjen dhe përparimin e gjendjes shëndetësore të popullatës nëpërmjet parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve dhe të çrregullimeve shëndetësore; përveç programeve të shëndetit publik  nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë; Definimin e procedurave mjekësore me qëllim të zbulimit të hershëm të sëmundjeve, diaognistifikimin, mjekimin dhe përcjelljes së gjendjes shëndetësore të qytetarit dhe banorit; Trajtimin dhe mjekimin e sëmundjeve specifike, lëndimeve dhe çrregullimeve të tjera të veçanta shëndetësore; si dhe të tjera” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)