23 Dhjetor 2024

Tetë të dyshuar tjerë nën hetime në lidhje me rastin Medicus

Prishtinë, 30 prill - Misioni Europian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX ka bërë të ditur se një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër për zhvillimin e hetimeve kundër tetë të dyshuarve.

Tetë të dyshuarit janë duke u hetuar për veprat penale siç janë krimi i organizuar, trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.

Ky hetim i ri sipas EULEX është i bazuar në hetimet e kryera në rastin Medicus, si dhe në gjetjet tjera gjatë fazës së gjykimit.

\"Të dyja rastet zbuluan dyshimet e bazuara se të dyshuarit e lartcekur kanë vepruar në bashkëkryerje apo kanë ndihmuar në mënyrë të direkte apo indirekte pjesëtarët e grupit të krimit të organizuar në kryerjen e veprave të rënda, siç është trafikimi me qenie njerëzore me qëllim të heqjes së organeve\", bën të ditur zyra e informimit në EULEX.

Supozohet se pa përkrahjen apo bashkëpjesëmarrjen e këtyre të dyshuarve, pjesëtarët e grupit kriminal në Medicus nuk do të ishin në gjendje të kryejnë përgatitjet, që paraqesin elementet thelbësore të actus reus (veprave penale), për të arritur rezultatet e dëshiruara apo tentojnë të fshehin veprimet e tyre të paligjshme duke inskenuar një gjendje gjoja ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)