25 Dhjetor 2024

Tensioni i lartë shton rrezikun e sëmundjes së zemrës

Northwestern, 28 shkurt - Shkurti është muaji i shëndetit të zemrës. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim një studimi që i sjell të rinjve disa informacione se si ta ruajnë të shëndetshme zemrën.

Studimi analizon prirjet e tensionit të gjakut, që mund të çojë në goditje në zemër. Ai zbulon që tensioni i lartë shton rrezikun e sëmundjes së zemrës edhe tek të rinjtë e moshës 18-vjeçare.

Tensioni i lartë shton rrezikun që një person të preket nga sëmundja e zemrës, pavarësisht se në çfarë moshe ndodh kjo. Kjo është arsyeja përse mjekët i kushtojnë kaq kujdes matjes së tensionit.

Një studim i ri arrin në përfundimin se të rinjtë në të 20-at që vuajnë nga tensioni i gjakut rrezikojnë më tepër të kenë sëmundje të zemrës kur arrijnë moshën mesatare, nga 35 deri në 50 vjeç, se sa ata që e kanë normal tensionin e gjakut.
 
Doktoresha Norrina Allen në Universitetin Northwestern filloi një studim për tensionin 25 vjet më parë. Në studim u ndoq tensioni i gjakut tek burra dhe gratë e moshës 18 deri 30-vjeçare.
 
Rreth 5 mijë pjesëmarrësit në studim i ndanë në grupe, sipas disa karakteristikave të përbashkëta. 
 
Në grupin që e kishin tensionin brenda kufijve normalë, në grupin e personave që e kishin vazhdimisht të lartë tensionin dhe në grupin e atyre që u rritej gradualisht tensioni, me kalimin e kohës… në nivele më të larta se normalja, por jo aq të lartë sa për të marrë mjekime me recetë:
 
“Vumë re se personave që u rritej tensioni në moshën mesatare, ose ata me tension të lartë kur e kishin arritur moshën mesatare, rrezikoheshin më tepër prekeshin nga sëmundja e zemrës kur ishin 50 vjeç.”
 
Studjuesit po ashtu analizuan në se kalçiumi, që jeni duke e parë në këto fotografi, akumulohej tek arteriet. Ky fenomen mund të çojë në goditje në zemër.
 
“Personat me tension më të lartë, ose ata të cilëve tensioni u rritej nga vitet e rinisë drejt moshës mesatare, rrezikoheshin më tepër nga kalçifikimi, deri katër herë më tepër.”
 
Shumica e të rinjve me tension të lartë kishin një stil jetese jo të shëndetshëm. Ata ishin mbipeshë, hanin ushqime me yndyrë, nuk zhvillonin ushtrime fizike, pinin duhan, ose kishin një kombinim të këtyre faktorëve.
 
Dy përfundime dolën nga ky studim, që tensioni i gjakut në vitet e rinisë, mund të sjellë pasoja me kalimin e moshës dhe matja e tensionit duke filluar që në vitet e rinisë, mund t’u shpëtojë njerëzve jetën.
 
\"Në se arrijmë të identifikojmë se në cilin grup bën pjesë një person, mund të përcaktojmë se kush rrezikohet të preket nga sëmundja e zemrës dhe mjekët mund ndërhyjnë paraprakisht.”
 
Studimi u botua në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.
 
Doktor Allen thotë se studimi po vazhdon dhe studjuesit tani janë duke u përpjekur të gjejnë se si mund t’i ndihmojnë më mirë pacientët me tension të lartë gjaku të jenë më të shëndetshëm.

   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)