26 Dhjetor 2024

Tendenca e Covid-19 në Gjilan është në rënie

Gjilan, 7 prill - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohej nga ministrat, Arben Vitia dhe Emilja Rexhepi.

Kryetari Haziri e ka falënderuar kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe komunikimin që këto tri javë e kanë pasur kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeminitrin Kurti, i cili në këto ditë të vështira të pandemisë, ka ardhur për t’i parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës, të ruajtjes së shëndetit publik. E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19”, ka thënë Haziri.


Haziri ka njoftuar se nga 15 rastet që kanë rezultuar pozitive me Covid-19, tre janë shëruar, ndërkaq ka falënderuar qytetarët për lojalitetin dhe solidaritetin.


“Tendenca është në rënie, e kemi lokalizuar dhe po e menaxhojmë këtë infeksion në vendin ku është gjetur, falë edhe punës dhe bashkëpunimit të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik dhe institucioneve tjera”, tha Haziri.

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryetarin Lutfi Haziri, theksoi se organizimi qendror dhe lokal është shembullor, cili duhet të vazhdohet sidomos në muajin prill, pasi tha se se është muaj vendimtar që nga kjo krizë shëndetësore të dalim sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme.

“U njoftuam për së afërmi nga kryetari Lutfi Haziri me të gjitha përgatitjet dhe masat parandaluese sikurse ato në nivelin lokal, po ashtu edhe ato që i referohen të gjitha komunave të Kosovës, e që vinë si vendime të Qevefrisë dhe këshilla të ekspretëve."

"Jemi të gatshëm, të interesuar, të vullnetshëm dhe të përkushtuar që këtë lakoren e shpërndarjes së Covid-19 ta shtyjmë sa më shumë në kokë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të paktë, në mënyrë që ta parandalojmë këtë pandemi, e cila deri më tash i mori jetën tre qytetarëve tanë”, ka thënë kryeministri Kurti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)