22 Dhjetor 2024

Temperaturat e larta, shtohet numri i pacientëve në QKUK

Prishtinë, 14 korrik - Në Qendrën emergjente të QKUK-së, është shtuar për 30 për qind numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmën mjekësore, si pasojë e temperaturave të larta. 


Kështu thotë drejtori i kesaj qendre, Basri Lenjani i cili rekomandon që në mesiditë, qytetarët të mos i ekspozohen diellit, dhe në rast nevoje, të drejtohen te mjeku familjarë.

Qytetarët ankohen për çrregullime shëndetësore nga vapa që po mbanë këto ditë ne vend e më gjerë, derisa ata thonë se po bëjnë përpjekje të mos i ekspozohen rrezeve të diellit.

Ngritja e lartë e temperaturave, ka shtuar numrin e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmën mjekësore. Në qendrën emergjente të QKUK-së, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 174 raste thotë drejtori i kësaj qendre Lenjani.

“Zakonisht numri i rëndomtë ka qenë 100 deri në 140 raste. Në natën e mbrëmshme kemi pas 174 raste dhe për 20 – 30 %, është rrit numri i të sëmurëve të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, sëmundjet e mushkërive, të zemrës, sëmundjet neurologjike, të gjakut etj. Këto janë kategoria më e shpeshtë të cilët kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore”, tha ai.

Mjekët rekomandojnë që të moshuarit, fëmijët e sidomos personat me probleme shëndetësore, ti shmangen ekspozimit në diell nga ora 12 deri në 17. Ndërkohë, zyrtarë të Qendrës Emergjente u bëjnë me dije edhe një herë qytetarëve se qendra emergjente duhet të merret me raste të natyrës emergjente si dhe për rastet e diagnostikuar. Lenjani apelon te qytetarët që për këshilla dhe vizita mjekësore të kërkojnë ndihmën e mjekut familjarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)