Temperaturat e larta rritin numrin e pacientëve në QKUK
Prishtinë, 6 gusht - Temperaturat e larta këtë verë kanë shtuar për më shumë se 30 për qind numrin e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e vapës tropikale që ka përfshirë vendin.
Këtë e ka konfirmuar, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani i cili ka rekomanduar që fëmijët, pleqtë dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të mos ekspozohen në temperatura të larta të ditës, sidomos nga ora 11 deri në orën 18.
Ndërkaq, Sylë Tahirsylaj, drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se temperaturat gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 37 gradë.
Ai tha se temperatura maksimale do të arrihet nesër, ku shkalla në termometër do të arrijë në 37 gradë në hije.
\"Ndërkaq, nga dita e mërkurë temperaturat do të zbresin, ka përfunduar Tahirsylaj.