Të mirat e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit
Los Angeles, 21 mars - Zbulimi i hershëm është kyç për të ndihmuar gratë të mbijetojnë kancerin e gjirit. Por ekspertët mjekësorë thonë se marrja e këtij mesazhi nga mbetet sfidë.
Një organizatë e quajtur Fondacioni Get in Touch nxit vetë-ekzaminimin e gjirit për gratë dhe kontrolle të rregullta mjekësore për trajtim të hershëm.
Disa sdoleshente në Los Angeles kanë mësuar lidhur me kancerin e gjirit nëpërmjet një mjeti edukativ të quajtur \"rrethi i lules\'\'.
Quhet kështu sepse është në formën e lules, dhe u mëson atyre se si të vetë ekzaminohen dhe kryejnë kontrolle mjekësore në qoftë se gjejnë ndonjë gjë jo normale. Rreziku i tyre është i ulët tani, por do të rritet ndërsa moshohen.
Mary Ann Wasil u diagnostikua me kancer të gjirit 10 vjet më parë, në moshën 39 vjeçare.
\" Djali im sapo kishte mbushur 10 vjeç dhe bijat e mia ishin 12 dhe 13 vjeçe në atë kohë, dhe duke shikuar ata unë mendova, kurrë nuk kam pasur një histori familjare të kancerit të gjirit. Kjo nuk është e vërtetë për ta.\"
Një histori familjare e kancerit të gjirit rrit rrezikun. Përpjekjet e Mary Annit për të edukuar fëmijët e saj në lidhje me sëmundjen e çoi në këtë program arsimor, i cili përdoret tani në 26 vende.
Nivelet e kancerit të gjirit janë më të larta në vendet industriale si Shtetet e Bashkuara, ku një në tetë gra do të diagnostikohen me këtë sëmundje gjatë jetës. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vende si Afrika kanë një normë shumë më të ulët, pjesërisht për shkak të dallimeve në dietë dhe mënyrën e jetesës, por edhe në këto vende kanceri i gjirit është në rritje .
Aktorja Angelina Jolie tërhoqi vëmendjen ndaj sëmundjes kur zbuloi vitin e kaluar ajo kishte hequr dy gjinjtë pasi kishte mësuar se një mutacion gjenetik i rrallë dhe historia e saj familjare e vë atë në rrezik të lartë për kancerin e gjirit.
Mjekja e Jolies, Kristi Funk, thotë se edukata shëndetësore dhe kontrolli mjekësor janë vendimtare . Doktoresha Funk foli në një sinagogë kohët e fundit lidhur me këtë çështje, dhe Fondacioni Get in Touch e nnderoi atë dhe kolegët e saj në drekën vjetore të fondacionit në Los Anxhelos.
\"Ne të gjithë shpresojmë se do të kishte një kurë apo një vaksinë apo diçka tjetër për të ndaluar këtë sëmundje që pa filluar. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë shpejt. Pra, aktualisht mbrojtja jonë më e mirë shtë zbulimi i hershëm. Kanceri i gjirit në faza të herëshme është 98 për qind i shërueshëm.\"
Aktori Rob Lowe - i cili ka humbur gjyshen dhe nënën e tij si pasojë e kancerit të gjirit - ndihmoi në organizimin e drekës.
\" Në mënyrë të pashmangshme kam takuar kaq shumë heroina dhe heronj, qoftë ky heroizëm i luftës kundër sëmundjes apo heroizmi i njerëzve që grumbullojnë ose ndihmojnë me fonde, apo janë mjekët në ballë të teknologjive mjekësore. Pra, në mënyrë të pashmangshme unë frymëzohem prej tyre.\"
Ndërkohë, e mbijetuara Mary Ann Wasil po mjekohet pasi kanceri i është rishfaqur. Ajo thotë se kurrë nuk ka ndjerë më aktive, dhe është duke përhapur mesazhin që kanceri i gjirit mund të mposhtet.
/voa/