26 Dhjetor 2024

Të fjeturit me dritë ndezur shton rrezikun për trashësi

Londër, 30 maj -Të fjeturit me dritë ndezur mund të rrisë rrezikun për trashje tek gratë, tregon hulumtimi i The Breakthrough Generations Study. 


Ekspozimi i madh në dritë gjatë natës e ka rritur indeksin e trupit (BMI) dhe madhësinë në bel në më shumë se 113.000 gra që kanë marrë pjesë në këtë studim britanik, njoftojn shkencëtarët.

Ky studim ka përcjellur gratë për 40 vjet në një përpjekje për të identifikuar shkaqet kryesore të kancerit të gjirit. Trashje është një faktor i njohur rreziku për sëmundje.

Profesor Anthony Swerdlow, nga Instituti për Kërkimet e Kancerit në Londër, ka thënë: "Metabolizmi është i ndikuar nga ritmet ciklike brenda trupit që kanë të bëjnë me të fjeturit, të zgjuarit dhe ekspozimin ndaj dritës.

"Lidhjet që ne i kemi parë në studimin tonë në mes të ekspozimit ndaj dritës gjatë natës dhe trashësisë janë shumë intriguese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)