Suspendohet shefja e Dermatologjisë në QKUK
Prishtinë, 10 shtator - Shefja e Dermatologjisë në Qendrën klinike Universitare të Kosovës, dr. Mybera Ferizi është shkarkuar nga vendi i saj i punës.
Suspendimi i saj nga QKUK-ja është bërë nga Komisioni disiplinor i QKUK-së për shkak të shkeljeve të shumta që ka bërë Ferizi në vendin e saj të punës. Këtë e ka konfirmuar edhe anëtari i Komisionit Disiplinor në QKUK, Ferat Sallahu, raporton KTV
Ai ka pohuar se arsyeja e suspendimit janë ankesat që kanë marrë për neglizhencë si të orarit të punës dhe sjellje jo të mira të doktoreshës. Sallahu ka thënë se Komisioni ka kohë deri në 6 muaj për ti verifikuar ankesat e bëra. Ndërsa dermatologia ka refuzuar të flasë për rastin.