08 Janar 2025

Supsendohet drejtori i Klinikes se Kardiologjisë dhe drejtori i spitalit te Mitrovcës

Prishtinë, 15 korrik - Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se duke u bazuar në shkresën zyrtare nga Kryeprokuroria e shtetit të cilën e ka pranuar përmes emailit, lidhur me personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë në rastin stenta,  bazuar në nenin 73 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga pozita  menaxheriale për drejtorin  e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK  dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Drejtori i përgjithshëm,  paraprakisht ka njoftuar bordin drejtues të SHSKUK-së, nga i cili ka marrë përkrahjen e plotë për veprime ligjore konform kompetencave të tij .

Poashtu, deri sot në ora 15:00 është pritur dorëheqja e tyre, por për shkak të mos reflektimit të tyre për të  paraqitur dorëheqjes nga pozitat menaxheriale, në ora 15:00,  u janë shtypur vendimet për largim të përkohshëm.

Po ashtu, njoftojmë se dorëheqjen e kanë paraqitur drejtori Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, dy(2) shefa të reparteve në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren dhe një (1) në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)