Sulmohet Dr. Dafina Mahmutaj dhe stafi i Kirurgjisë Abdominale B

Prishtinë, 29 maj - Sot, në mëngjes rreth orës 08:10, derisa po përgatitej për vizitën rëndomtë mjekësore të mëngjesit, është sulmuar dhe kërcënuar në vendin e saj të punës Dr. Dafina Mahmutaj dhe stafi i Kirurgjisë Abdominale B.
Sipas deklaratës së deponuar nga Reparti i Kirurgjisë Abdominale, një palë ka hyrë në dhomën e mjekëve dhe infermiereve duke kërkuar sqarim për një rast, duke fyer gjithë stafin shëndetësorë. Në njoftim bëhet e ditur se stafi mjekësorë ka ofruar vullnetin për të dhënë sqarimet e nevojshme, mirëpo pala kërkoi të kontaktonte me shefin e repartit.
Palës i është kërkuar të dalë jashtë dhe të pres derisa të vinte shefi i Repartit, menjëherë pas kësaj, ai filloj ta sulmonte fizikisht Dr. Mahmutaj, gjë të cilën e parandaluan kolegët.
Pastaj pala fillojë kacafytjet me stafin dhe përcjellësit e pacientëve, po ashtu drejtoi ofendime ndaj saj dhe tërë stafit. Në njoftim thuhet se gjatë gjithë kohës pala ekspononte armën që mbante në brez duke kërcënuar indirekt.
Ndërkohë, është lajmëruar kompania e sigurimit fizik Rojet e Nderit, të cilët intervenuan menjëherë e më pastaj lajmërohet edhe Policinë e Kosovës.
Pas ardhjes së Policisë u kuptua se personi në fjalë ishte polic, edhe pse nuk ishte me uniformë dhe në detyrë zyrtare.
QKUK kërkon nga organet kompetente të ndërmerren masa adekuate ndaj personit në fjalë dhe të krijohet më shumë siguri në vendin e punës për stafin shëndetësorë.