Sulmohen infermirët në Mitrovicë
Mitrovicë, 5 dhjetor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm "Dr.Sami Haxhibeqiri"në Mitroivcë, se, mbrëmë rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës, janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.
Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë kanë marrë lëndime trupore.
SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë.
Përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent.