23 Dhjetor 2024

Studim i thellë shkencor mbi dhembjet e shpinës

Prishtinë, 27 korrik - Kto ditë Ardiana Sylejmani – Murtezani, mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe specialiste e mjekësisë fizikale me rehabilitim, ka mbrojtur suksesshëm doktoraturën me temën “Vlerësimi i efikasitetit të procedurave terapeutike në trajtimin e dhimbjes së pjesës së poshtme të shpinës”.

Ishte konstatim i përgjithshëm se tema e trajtuar në këtë doktoraturë për shumëçka ishte unike dhe origjinale, për nga rëndësia tepër e madhe dhe pragmatike, ndërsa për nga metodika studimore e thellë dhe gjithëpërfshirëse.

Përveç tjerash përfundimet shkencore komplekse dhe të gjithanshme mbi dhembjet e shpinës janë nxjerrë pas studimeve dhe analizave selektive të rreth 7500 punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët punojnë tetë orë në ditë.

Rezultatet përfundimtare të studimit të znj. Murtezani treguan rëndësinë e identifikimit të procedurave fizikale me efekt në përmirësimin e gjendjes së të sëmurëve me dhimbje të shpinës dhe njëherësh parandalimin e zhvillimit të dhimbjes së pjesës së poshtme të shpinës kronike në paaftësi.

Rëndësia praktike e këtij studimi do të jetë edhe parandalimi i kësaj sëmundje me qëllim të zvogëlimit të mungesave të mëdha të punëtorëve në punë, shpenzimeve të ndryshme për trajtimin dhe kurimin e tyre, si dhe pensionimet e parakohshme jo të rralla për shkak të paaftësive të determinuara nga dhembjet e shpinës.

Ky studim i znj. Murtezani do të jetë ndihmesë dhe referencë e pandalshme shkencore dhe jo vetëm, e tillë në identifikimin e çështjeve të cilat do të përfshiheshin në programet edukuese lidhur me parandalimin e paraqitjes së dhembjeve të pjesës së poshtme të shpinës të determinuara nga vendi i punës dhe kjo do t’i ndihmonte aq sa punëtorët që vuajnë nga kjo sëmundje, po aq edhe shoqërinë përgjithësisht.

Me këtë rast u vlerësua se përveç studimeve të mëtutjeshme shkencore në këtë fushë, ky studim do të jetë i rëndësishëm edhe për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, sepse rezultatet e këtij hulumtimit do të mundësojnë përcaktimin e aspekteve kyçe të trajtimit, të cilat do të merren në konsideratë gjatë krijimit të protokolleve standarde të shërimit.
                                      

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)