Studentët e Pjetër Budit dhuruan gjak
Prishtinë, 5 qershor - Ka përfuduar me sukses aksioni për dhurimin vullnetarë të gjakut, në kuadër të manifestimit Ditët e Pjetër Budit, që u organizua në objektin e Kolegjit Pjetër Budi.
Studentët dhe stafi së bashku me disa dhurues vullnetarë jashtë Kolegjit Pjetër Budi, iu kanë përgjigjur thirrjes për dhurimin e gjakut, dedikuar personave të lënduar që shërohen në institucionet shëndetësore të Kosovës.
Kjo është hera e tretë që në vijmë në Kolegjin Pjetër Budi, kësaj radhe me ftesë të organizatorëve, në kuadër të manifestimit Ditët e Pjetër Budit, dhe duket se kjo do të bëhet tradicionale, tha Fadil Mahmuti, menaxher për marketing dhe informim në Transfuzionin e Gjakut, i cili theksoi faktin se kërkesat për gjak janë shumë të mëdha.