03 Maj 2024

Studentë të UP-së dhuruan gjak

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, mori pjesë sot në aktivitetet për dhurimin vullnetar të gjakut të organizuar nga Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ky aksion është mbajtur në një hapësirë të dedikuar për këtë qëllim afër Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës me moton : “Bëj dhuratën që nuk kushton asgjë, dhuro gjak!”

Ministri Agani i ka përgëzuar studentët të cilët iu përgjigjen pozitivisht aksionit duke dhuruar vullnetarisht gjak, duke vlerësuar se kjo është një iniciativë e shkëlqyeshme e një rinie të shëndoshë, e cila tregon për vlerat humanitare të rinjve kosovarë, duke ndihmuar kështu pacientët në nevojë.

Në këtë aktivitet ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i QKTGJ, dr. Hysen Sadriu, Ministri ka premtuar se qendra do të mbështetet nga Ministria për krijimin e kushteve sa më të mira për grumbullimin e sasive të nevojshme të gjakut, derisa theksoi se aksionet e dhurimit të gjakut janë të rëndësisë së veçantë dhe në aksione të tilla është shumë i rëndësishëm edhe kontributi i organizatave të shoqërisë civile.

Në këtë aksion, Ministri ishte i shoqëruar edhe nga e bija e tij, Natyra Agani, e cila ishte në mesin e atyre që sot dhuruan gjak. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)