29 Dhjetor 2024

Spitali Medicine, me shërbime të veçanta për pacientët nga Mitrovica

Mitrovicë, , 22 prill - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur Drejtorin Ekzekutiv të Spitalit Turk në Kosovë, “Medicine”, Ali Hocaoglu, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në shërbim të pacientëve të Mitrovicës.

Hocaoglu e njoftoj kryetarin Bahtiri me punën e spitalit që ai e drejton, i cili është hapur në Kosovë qe pesë vite.

“Për pesë vite të funksionimit të spitalit këtu në Kosovë, janë kryer rreth 7.000 intervenime kardiovaskulare. Duke pas parasysh situatën këtu në Mitrovicë, në kuadër të një marrëveshje me Komunën, gjatë vitit 2013, ne u kemi ofruar shërbime falas pacientëve nga veriu, gjegjësisht rasteve sociale, për çka ndihem mirë që kemi pas mundësi tu ndihmojmë atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë”, tha Hocaoglu.

Ai shprehu interesim për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës në çështjen e bamirësisë, duke zgjeruar rrjetin e bamirësisë ndaj të gjithë pacientëve në tërë qytetin e Mitrovicës, që janë raste sociale, ndërkaq për rastet tjera shërbime me çmime më të ulta.

“Në vazhdën e aktiviteteve për përkrahjen e sistemit shëndetësor në përgjithësi, kemi vendosur që të ofrojmë lehtësi për qytetarët e kësaj komune, për të cilët do të ketë zbritje deri në 50% për analiza, 20 % zbritje në intervenime, si dhe shërbimet tjera.\"

\"Ndërkaq vizitë falas do të ketë brenda muajit për 10 pacientë, si dhe dy procedura të koronarografisë brenda muajit, kurse për rastet sociale falas do të jetë për secilin një vizitë në muaj dhe një intervenim në rast nevoje”, theksoj drejtori Hocaoglu.

Këto shërbime me këtë ofertë sipas tij do të vlejnë deri me 31 dhjetor të këtij viti. Përveç kësaj, dy autoambulanca që janë në pronësi të spitalit, do të mund të përdoren për raste emergjente për pacientët mitrovicas dhe do të jenë në shërbim 24 orë në ditë.

Kryetari Bahtiri, ka mirëpritur këtë ofertë, duke falënderuar Spitalin Medicine për ndihmën që po u ofron pacientëve mitrovicas. Njëherësh, ai u zotua për bashkëpunim në këtë drejtim, në mënyrë që edhe komuna të jep kontribut aty ku ka hapësirë dhe mundësi.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)