23 Dhjetor 2024

Spitali Amerikan ndihmon banorët e pjesës veriore

Mitrovicë, 29 gusht - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati  dhe Drejtori i spitalit amerikan në Tiranë, Klodjan Allajbeu nënshkruan  marreveshjen e bashkëpunimit për  shërbime spitalore pa pagesë për popullatën e Mitrovicës veriore.Ky nënshkrim u bë të mërkurën në ambjentet e Komunës së Mitrovicës.

Kryetari Kastrati, e falenderoi drejtorin e spitalit amerikan për ndihmën e dhëne banorëve të pjesës veriore të Mitrovicës.

“Ju falenderoj për përkushtimin tuaj,  ndaj banorëve të pjesës veriore ndihma  juaj për  qytetarët e Mitrovicës do të thotë shumë sepse nevoja për këtë pjesë është shumë e madhe”.

Ndërsa, Drejtori i Spitalit Amerikan në Tiranë Klodian Allajbeu tha , ne sot sëbashku me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës  nënshkruajtëm marrëveshjen për ofrimin e shërbimeve spitalore për ata persona që kanë më shumë nevojë shëndetësore.

Ai po ashtu theksoi se bashkëpunimi do të jetë fleksibël dhe se  nuk do të ketë dallime etnike që do të thotë se përzgjedhja e pacientëve do të jetë në baza klinike tha Allajbeu. 

Gjithashtu, Drejtori per Shëndetësi i Komunës së Mitrovicës Shaqir Demiri  theksoi se, që nga paslufta janë bërë disa përpjekje për këndellje të shëndetësisë në Mitrovicë por problemet  janë evidente sepse ne ende  kemi mungesë të kuadrove mjekësor.

"Këtë, nënshkrim sot e vlerësoj  si shumë të rëndësishëm si për banorët e pjesës veriore të cilët që 13 vjet përballen me probleme të shumta po ashtu edhe për mjekësinë në Mitrovicë e cila është një ndihmë shumë e çmueshme për ne dhe për qytetarët" tha Shaqiri.  

Në bazë të marrëveshjes, për qytetarët e pjesës veriore  do të ofrohen shërbime operative,terciare  nga lëmia e kirurgjisë, ortopedisë, gjinekologjisë, ORL-së dhe urologjisë.       



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)