Spital privat brenda QKUK-së
Drejtuesit e tyre kishin vendosur që të ndërtojnë edhe spitale të tjera brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, aty ku fluksi i pacientëve është më i madh.
Ndonëse QKUK brenda objektit të saj ofron shërbimet e kardiologjisë në të cilat pacientët mund të gjejnë shërimin, kjo nuk i mjaftoi Fatmir Dalladakut, kirurg i cili vepron në Gjermani, që ti nisë procedurat për ndërtimin e një spitali privat në këtë qendër.
Ai në vitin 2007 ka paraqitur një kërkesë në Komunën e Prishtinës për tiu lejuar ndërtimi i Klinikës Kardiologjike në oborrin e QKUK-së.
Qeverisja e atëhershme e Kuvendit Komunal, e drejtuar nga LDK, ia dha lejen Dalladakut për ndërtimin e kësaj qendre.
/Tribuna/