25 Dhjetor 2024

Specialistët e mjekësisë vlerësojnë lart kontributin e Ministrit Agani

Prishtinë, 12 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, u nderua sot me mirënjohje nga specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë për kontributin e dhënë në shëndetësinë e vendit, konkretisht në mbështetjen institucionale për këtë kategori për shkollimin dhe krijimin e kushteve për punësim.

Ministri Agani tha se mirënjohja e tyre ndaj tij, është një gjest i mirë dhe shumë domethënës, ndërsa me përkrahjen ndaj tyre, Ministri tha se ka kryer atë që e kishte obligim dhe se angazhimi i tij nuk është bërë për mirënjohje, por për t’i përkrahur specializantët në shkollimin e tyre kurse specialistëve për t’u hapur perspektivë për punë dhe angazhime profesionale.

”Ndjehem mirë për këtë dhe shpresoj se kjo mundësi që u është dhënë juve nga MSh-ja, do të ndikojë në avancimin tuaj profesional, në kuadër të ndihmës në realizimin dhe zhvillimin e reformave shëndetësore që jemi duke i bërë së bashku në shëndetësi”, tha Ministri Agani.

Nga viti 2011 e deri më tani, MSh ka ndarë 1154 specializime, në fusha të ndryshme mjekësore dhe prej këtij numri, 400 janë të ndara këtë vit, ndërsa 754 prej tyre janë në proces të shkollimit të mëtejmë specialistik.

MSh-ja ka punësuar shumicën e mjekëve që kanë përfunduar specializimin dhe është duke krijuar mundësi për punësimin e specialistëve tjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)