Spanjollët në mbrojtje të shëndetësisë publike
Madrid, 23 shtator - Mijëra persona manifestuan sot në Madrid në mbrojtje të sektorit të shëndetësisë publike të prekur nga shkurtimet buxhetore në Spanjën e goditur nga kriza dhe kundër projektit të qeverisë rajonale për privatizimin e gjashtë spitaleve.
Mijëra persona manifestuan sot në Madrid në mbrojtje të sektorit të shëndetësisë publike të prekur nga shkurtimet buxhetore në Spanjën e goditur nga kriza dhe kundër projektit të qeverisë rajonale për privatizimin e gjashtë spitaleve.
Nën thirrjet \"Shëndeti publik nuk shitet por mbrohet\" dhe \"Po, është e mundur\", mijëra mjekë veshur me përparëset e tyre të bardha, por edhe qytetarë u mblodhën në qendër të Madridit.
Shumë prej tyre mbanin pankarta në të cilat shkruhej \"Jo\" dhe ku shfaqeshin gërshërë të cilat u bënë simbol i manifestimeve ndaj masave të kursimit në Spanjë.
\"Nuk jemi këtu për të mbrojtur kushtet tona të punës por sepse duam shërbim shëndetësor publik për familjet tona, sepse e dimë që ky është shërbimi më i mirë që mund të marrin qytetarët\", thekson kardiologia 35 vjeçe Maria Eugenia, e cila punon në një spital publik.