Spanja në karantinë, 120 të vdekur dhe 5753 të infektuar shkaktojnë panik
Rastet me koronavirus në vend kanë shkuar në 5753, ku vetëm në Madrid janë regjistruar 3000 të tilla.
Në Spanjë në 24 orë rezultuan 1500 persona më shuam të infektuar, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 120 persona.
Ditën e djeshme qeveria spanjolle tha se në 15 ditët e ardhshme do të vendoset gjendja e emergjencë.
Ndërkohë autoritetet kanë mbyllur vendet turistike, lokalet, restorantet, klubet e natës në vende të caktuara, si edhe resortet e plazhet, nga frika e përhapjes së pandemisë.