23 Dhjetor 2024

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Kancerit

Gjenevë, 4 shkurt - Sot është Dita Ndërkombëtare e Kancerit, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen në zbulimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes.

Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit dhe Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit vlerësojnë se rreth 1.5 milion jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse merren “masa vendimtare” për luftimin e kancerit.

Ekspertët thonë se njerëzit mund të rrisin shanset për shmangien e sëmundjes nëse nuk pinë duhan, nuk janë mbi peshë, ushtrojnë çdo ditë, hanë fruta dhe perime dhe pinë sasi të kontrolluar të alkoolit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri ka marrë rreth 7.6 milionë jetë në vitin 2008. Shumica e vdekjeve janë konsideruar të parakohshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)