26 Dhjetor 2024

Sot shënohet Dita Botërore pa Duhan

Prishtinë, 31 maj - Sot në gjithë botën shënohet Dita Botërore pa Duhan. Motoja e sivjeme e kësaj ditë është: "Ngritni taksat e duhanit-Zvogëloni vdekjet dhe sëmundjet!"

Sikurse në shumë vende të botës, kjo ditë do shënohet edhe në Kosovë.

Përfaqësues të Koalicionit Antiduhan të Kosovës: Ministria e Shëndetësisë, Zyra e OBSH-së në Kosovë, KADC, Inspektoratet përgjegjëse dhe partnerët, do shënojnë këtë ditë të shtunën, më 31 maj, 2014, në ora 11:00 me një konferencë për media në hotelin "Sirius" në Prishtinë.

 Me këtë rast edhe KUSA - KosovoUnited States Alumni,  organizatë e përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, vendosi që të shënojë këtë ditë në një mënyrë paksa më të vecantë.

Në sheshin Nënë Tereza do të vendoset një tendë, ku vullnetarët e KUSA do të qëndrojnë dhe do të qarkullojnë përreth, duke shpërndarë fletushkat informative të përpiluara nga Instituti Kombëtar I Shendetësisë Publike.

 Poashtu, ata do të kërkojnë nga qytetarët që t’u dorëzojnë pakot e cigareve që I kanë me vete, në shkëmbim për pemë të freskëta.

Meqë aktiviteti ndodh në kohën e zgjedhjeve, kemi vendosur që këtë aktivitet me mesazh të qartë, ta zhvillojmë nën moton “ VOTO KUNDËR DUHANIT”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)