Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit
Prishtinë, 5 prill - Ministria e Shëndetësisë (MSH) në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe institucione të tjera shëndetësore shënojnë Ditën Botërore të Shëndetit.
Kjo ditë e cila shënon ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me 7 prill 1948 do të shënohet sot nga ora 11:00 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë.
Çdo vit zgjidhet një temë e caktuar shëndetësore për Ditën Botërore të Shëndetit, e cila trajton një çështje shqetësuese të shëndetit publik në të gjithë botën.
Tema për vitin 2013 është presioni i lartë i gjakut.
Prandaj, zyrtarë të lartë të MSh-së, OBSH-së, IKSHP-së, QKUK-së dhe të institucioneve të tjera dhe profesionistë shëndetësor do të diskutojnë nesër për këtë temë dhe do të adresojnë mesazhet për ndërgjegjësimin dhe shkaktarët e presionit të lartë të gjakut dhe mënyrat e mbrojtjes nga ajo.