Sot shënohet Dita Botërore e Popullësisë
Prishtinë, 12 korrik - Me rastine Ditës Botërore të Popullsisë, UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën "Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigjja: Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjeve, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qendron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve".
Dita Botërore e Popullësisë është një ngjarje e përvitshme e cila synon të fokusojë vëmendjen në urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë siç janë planfikimi, barazia gjinore, varfëria, shëndeti i nënave dhe të drejtat e njeriut.