Sot shënohet Dita Botërore e hepatitit
Prishtinë, 28 korrik - Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Klinikën Infektive, me rastin e Ditës Botërore të hepatitit organizon tryezë të rrumbullakët, me moton Njihu me hepatitin - Vepro tani.
Tryeza organizohet sot në hapësirat e Klinikës Infektive të Qendres Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.