27 Dhjetor 2024

Sot shënohet Dita Botërore e Diabetit

Prishtinë, 14 nëntor - Me rastin  14 nëntorit, Ditës  Botërore të Diabetit, Klinika e Endokrinologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Shoqata e Endokrinologjisë do të shënojnë këtë ditë që ju  dedikohet njerëzve me diabet, familjeve te tyre,  mjekëve dhe të tjerëve. 

Kjo ditë ka për qëllim promovimin e kujdesit ndaj diabetit, parandalimin  dhe mjekimin adekuat të sëmundjes në tërë botën.

Kjo datë lidhet me  datëlindjen e Frederick Banting, i cili bashkë me Charles Best, e kishin  trasuar rrugën për zbulimin e insulinës më 1921.
 
International Diabetes Federation (IDF), e cila e ka  zyrtarizuar shënimin e kësaj date prej vitit 1991 dhe permban mbi 200 organizata për diabet në mbi 160 shtete te  botës.

IDF është i përkushtuar  të promovojë, përpos tjerash,  ngritjen e vetëdijes për diabetin në rrafshin nacional, regjional dhe internacional.  

Jetesa e shëndetshme dhe diabeti është tema e Dites Botërore të Diabetit për vitet 2014 - 2016.

Aktivitete te organizuara për shënimin e Ditës Botërore te Diabetit në Republikën e Kosovës:
 
Bartës kryesor te organizimit: Klinika Endokrinologjike e QKUK dhe Shoqata e Endokrinologeve te Kosovës

Shtrirja e aktiviteteve: Nëntë qytete te Republikës se Kosovës si Prishtina, Prizreni, Gjakova,Peja Ferizaji, Mitrovica, Lipjani, Podujeva dhe Skenderaj.

Me ketë rast do të mbahen ligjëratat për ushqim të shëndetshëm në dy klasë të shkollës \"Ismail Qemali\" nga mjekët e Klinikes Endokrinologjike, pastaj testimi i nxënësve në këtë temë.

Pastaj mbahet parakalimi i këtyre nxënësve rrugës \"Nena Terezë, me bluza  të  kaltra dhe formimi me trupa të tyre të rrethit të kaltër që është shenje mbrojtëse e DBD ne hapësirën para Hotel Grand.

Si dhe do të bëhët vendosja e tendave në tre pika të Rrugës \"Nena Tereze\" në te cilët do të  qëndrojnë tre mjekë dhe tre infermiere që do të zhvillojnë  këto aktivitete: evidentimi i qytetarit, matja e sheqerit në gjak, përcaktimi i masës së trashësisë trupore përmes Body Mass Indexit, caktimi i BMI normal për atë person, pastaj  dhënia e broshurës me këshilla për ushqim të shëndetshëm dhe  një  broshure tjetër me disa informata elementare rreth diabetit , si dhënia e këshillave  verbale rreth ushqimit të  shëndetshme   dhe diabetit.
 
Ndryshe rreth 382 milionë njerëz në botë kanë diabet, 57 milionë evropiane kanë diabet, prej tyre 64% te diabetikëve jetojnë në zona urbane.

Diabeti ka shkaktuar 5,1 milion vdekje në vitin 2013, çdo 6 sekonda një person vdes nga diabeti. Diabeti 20 herë më shpesh lajmërohet te njerëzit me mbipeshë si dhe 50% shtohet rreziku nga diabeti te duhanpirësit
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)