Sot nis Java Evropiane e Imunizimit
Prishtinë, 25 prill - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Zyra e UNICEF-it dhe OBSH-së në Kosovë si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga sot deri me30 prill do të shënohet edhe në Kosovë Java e Imunizimit.
Ceremonia e hapjes së kësaj jave do të mbahet sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku Ministri i Shëndetësisë dhe zyrtarë të lartë të IKSHP-së, UNICEF-it, OBSH-së, autoriteteve lokale shëndetësore të Prishtinës dhe profesionistë shëndetësor do të jenë të pranishëm në shënimin e fillimit të kësaj jave.
Java Botërore e Imunizimit në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizimi, e rrjedhimisht edhe përmirësimin e statusit shëndetësor të fëmijëve në Kosovë që është prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së, UNICEF-it e OBSH, me qëllimin që të parandalohet rishfaqja e sëmundjeve ngjitëse të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë një mundësi të barabartë për një të ardhme të shëndoshë.