23 Prill 2024

Sot në Kosovë konfirmohen 763 raste me koronavirus

Prishtinë, 13 korrik - Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 763 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq është shënuar një rast i vdekjes nga infeksioni koronavirusit COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 213 persona.

MSH ka bërë të ditur se në tërësi numri i rasteve aktive është 2.184, duke bërë që rastet me COVID të rritet me 37.85 për qind.

 E gjatë 24 orëve të fundit, janë dhënë 289 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 
Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë kujdes të shtuar pasi që sipas njoftimit, vendi ynë po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë, thuhet në njoftimin e Institutit.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)