23 Dhjetor 2024

Sot në Kosovë konfirmohen 7 vdekje dhe 69 raste te reja me koronavirus

Prishtinë, 10 shtator - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 7 persona, janë shëruar 107 pacient deri sa janë konfirmuar 69 raste te reja me koronavirus.

"Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv", ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.  

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)