Sot konfirmohen 83 raste me koronavirus
Prishtinë, 18 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga te cilat me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 83 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.
Sot po ashtu janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 973 raste.
Në javën e fundit në Kosovë janë shfaqur raste pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.489.701 raste të COVID-19 dhe 452.430 raste të vdekjes.