Sot fillon konferenca rajonale për edukim dhe promovim shëndetësor

Prishtinë, 5 qershor - Me rastin e 90 vjetorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nesër në Prishtinë i fillon punimet Konferenca e Parë Rajonale për Edukim dhe Promovim Shëndetësor: Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor: Nga politika në praktikë, nga praktika në politikë.
Konferenca organizohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim m Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Në hapjen e kësaj konference, të pranishmëve do tu drejtohet Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së Naser Ramadani, Dekani i FM, Salih Ahmeti dhe U.D. i Koordinatorit Zhvillimor të OKB-së, Alesandra Rocassalvo.
Më pastaj, do të vazhdohet me sesionet profesionale ku ekspertë të IKSHP-së, OBSH-së, dhe të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse do të trajtojnë tema me interes si: politikat evropiane për shëndetin dhe mirëqenien; ngritjen e kapaciteteve në promovimin dhe edukimin shëndetësor; fuqizimin e shëndetit publik dhe promovimin shëndetësor në Kosovë; decentralizimin dhe centralizimin- rasti i Kroacisë; sëmundjet ngjitëse dhe jo-ngjitëse; mjedisi i komunitetit; shëndeti mendor, etj.
Një video dokumentar për 90 vjetorin e IKSHP-së ndërkaq, do të shfaqet në pjesën ceremoniale të konferencës.