Sot fillojnë vizitat sistematike mjekësore në shkollat e Prishtinës

Prishtinë, 9 mars - Duke filluar nga sot në shkollat e mesme dhe të ulëta të Komunës së Prishtinës do të fillojnë vizitat sistematike mjekësore për nxënësit e klasave të I ra, V ta dhe të IX ta.
Gjatë këtij vitit është paraparë një model edhe më i sofistikuar me një spektër më të gjerë të këtyre vizitave. Të gjitha rezultatet do të mblidhen në mënyrë digjitale, falë donacionit nga qeveria e Çekisë.
Me datë 9 mars, vizitat do të fillojnë në këto shkolla: Emin Duraku, Hilmi Rakovica, Elena Gjika, Nazim Gafuri , Hasan Prishtina, Ismail Qemajli , Meto Bjraktari dhe Pavarësia.
Duke e ditur rëndësinë e këtyre vizitave për shëndetin e fëmijëve dhe parandalimin e shumë sëmundjeve eventuale, Komuna e Prishtinës kërkon bashkëpunim edhe nga prindërit në mënyrë që ti parapërgatitin më herët fëmijët e tyre lidhur me këto vizita që janë në të mirën e shëndetit të tyre.