Sllovenia shpall fundin e pandemisë së koronavirusit
Sllovenia regjistroi më pak se shtatë raste të reja në ditë, në dy javët e fundit.
Njerëzit të cilët arrijnë në Slloveni nga vendet e tjera të BE-së nuk do të duhet më të zbatojnë një karantinë të detyrueshme për të paktën shtatë ditë, siç ka ndodhur që nga fillimi i prillit, thuhet në njoftimin e qeverisë sllovene.
Por, ata që hyjnë në Slloveni nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, me përjashtim të diplomatëve, duhet të hyjnë në karantinë në periudhë prej 14 ditësh.
Shteti slloven me dy milionë banorë deri më tani ka regjistruar 1.464 raste të të infektuarve dhe 103 viktima.