Sindikata bashkëndjen dhimbjen për vdekjen e doganierit nga koronavriusi
Prishtinë, 23 prill - Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka deklaurar se me dhimbje të thellë pranuan lajmin e humbjes së jetës së kolegut të tyre Kujtim Qafleshi, i cili ndërroj jetë në moshën 53 vjeçare si rezultat i infektimit me virusin COVID 19, që tashme është identifikuar si pandemi botërore.
Kujtim Qafleshi ishte një ndër kuadrot e para që filluan punën në Doganën e Kosovës dhe i cili kontribuoj në zhvillimin e këtij institucioni për këto 20 vite me radhë si dhe ishte një aktivist i devotshëm i sindikatës se Pavarur te Kosovës qe nga themelimi i saj.
"Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të. I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Kujtim Qafleshi!", thekson Sindikata.
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur!