22 Dhjetor 2024

Sigurohet ngrohja për QKUK

Prishtinë, 6 janar - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Ndërmarrja “Termokos”, sot bënë nënshkrimin e marrëveshjes për furnizim me ngrohje nga nënstacioni për ngrohje i cili ndodhet në afërsi të QKUK-së.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë, falë angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Sekretarit të Perhershëm dr Ilir Tolaj, Drejtorisë Ekzekutive të QKUK-së dhe Termokosit.
Furnizimin me derivate të naftës, do ta bëjë QKUK-ja, përderisa kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme, deri në momentin e stabilizimit të furnizimit me ngrohje nga “Termokos”.

Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtori Ekzekutiv, me këtë rast tha se duke pasur parasysh faktin se QKUK-ja, po ballafaqohet me mungesë të ngrohjes për klinikat dhe shërbimet e saja dhe duke marrë për bazë faktin se “Termokos” po ballafqohet me krizë financiare, atëherë është menduar për zgjidhje alternative.

“Sigurimi i ngrohjes për QKUK, do të bëhet nga nënstacioni i cili gjendet në afërsi të QKUK-së, furnizmin me naftë do ta bëjë QKUK, kurse për çështjet teknike do të përkujdeset Termkos” theksoi dr Emini.

Në anën tjetër Drejtoresha e “Termokos” Znj. Fëllënza Pula, theksoi se janë duke u ballafaquar me probleme financiare dhe e kanë pasur të pamundur të bëjnë furnizmin pa ndërprrje me ngrohje.

“Falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe QKUK-në, të cilët kanë vendosur që të bëjnë zgjidhje për QKUK dhe furnzimi të jetë pa ndërerje”, pohoi Znj. Pula.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)