09 Janar 2025

Sigurohen të gjitha vaksinat për mbrojtjen e fëmijëve

Prishtinë, 2 mars - Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se te gjithat vaksinat për Programin e Zgjeruar të Imunizimit (PZI) për vitin 2017 janë siguruar dhe dorëzuar në  Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).

Në bazë të Programit të Imunizimit,  rreth 140.000 fëmijë kosovarë deri në  moshën 18 vjeç do të jenë të vaksinuar dhe të mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinave.

Sigurimi i vaksinave është bërë në bashkëpunim me UNICEF-it, që e ka përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë me prokurimin e vaksinave, duke i blerë vaksinat cilësore dhe pa fitim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)