SIDA, një zbulim i ri për kurimin
Paris, 16 mars - Shkencëtarët në Francë thonë se mjekimi i shpejtë mbas infektimit me virusin HIV mund të çojë në një kurim funksional të virusit që shkakton sëmundjen e SIDA-s.
Me termin kurim funksional kuptohet që prania e virusit ulet në nivele minimale dhe mund të qëndrojë në këto nivele edhe po të ndërpritet mjekimi. Por gjithsesi, virusi mbetet në trup.
Studimi, i publikuar në revistën \"Plos Pathogens\" pason njoftimin që u dha në fillim të këtij muaji se një foshnje në Shtetet e Bashkuara arriti të kurohej në mënyrë efikase, pasi mori mjekimin vetëm pak orë mbasi lindi.
Studimi francez përqëndrohey tek 14 pacientë në moshë të rritur, të cilët u trajtuan me shpejtësi pasi kishin marrë infeksionin, por që kishin ndërprerë mjekimet të paktën 7 vitet e fundit.
Shkencëtarët thonë se nuk kanë parë shenja të riaktivizimit të virusit. Zakonisht virusi HIV rikthehet kur ndalen mjekimet.