Shtyhet grumbullimi i Fondit për sigurime shëndetësore
Prishtinë, 25 gusht - Grumbullimi i fondit për sigurime shëndetësore që ishte paraparë të filloj nga 1 tetori i këtij viti, nuk do të ndodhë deri në janar të vitit të ardhshëm.
Grumbullimin e mjeteve për Fondin e sigurimeve shëndetësore që ishte paraparë të filloi me më 1 tetor të këtij viti, do të shtyhet deri me 1 janari i vitit 2015, ndërsa muaji prill do të jetë fillimi i aplikimit për qytetaret e Kosovës. Ministri i Shëndetësisë në largim Ferid Agani, shpjegon disa nga arsyet e vonesës se aplikimit të këtij ligji.
Shtyrja në radhë të parë ka ndodhur për shkak të miratimit të vonuar të ligjit për sigurime shëndetësore në prill të vitit 2014-të. Është prit që ku ligj të miratohet shumë më herët se paku 5-6 muaj më herët se pa hy ligji në fuqi është e pamundur që të fillohen proceset përmbajtjesore të themelimit të fondit. Mandej edhe shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i ndali shumë procese të tjera, tha ai.
Vonesat aplikimit të ligjit janë të papranueshme për Lëvizjen Vetëvendosje, Faton Topalli, tha për Radio Kosovën, se ky është vetëm një shembull i keq se sa Qeveria e Kosovës është e interesuar për shëndetin e qytetareve të vendit.
Janë 15 vite pas luftës dhe sigurimi i makinave ka filluar menjëherë pas luftës. Kjo tregon një qasje të gabuar sa i përket shëndetit dhe për vlerat që i ka kjo qeveri për shkak se interesohet për sigurimin e makinave e jo për atë të qytetarëve, theksoi ai.
Fondi për sigurime shëndetësore ka hutuar përfaqësues të kompanive private të sigurimeve shëndetësore. Shefik Gërbovci, nga kompania e Iliriaende nuk e ka të qartë se si do të afektoj ky fond të kompanitë private të sigurimeve.
Logjika thotë se nëse një institucion publik është një radhë prej 15 personave për me e marr një tretman, atëherë kemi një institucion privat që logjika e thotë se kemi me shkua te një institucion privat, theksoi ai.
Ministri Agani, shpjegon se me fillimin e aplikimit të këtij ligji pacientët fillimisht duhet të trajtohen në institucionet e shtetit, dhe nëse aty nuk ofrohen kushtet e duhura për trajtim, atëherë me rekomandim të mjekut drejtohen në institucionet private.
Ndërsa, sa i përket sigurimeve private shëndetësore ai beri me dije me qytetaret mund të vendosin vullnetarisht nëse deshifrojnë të paguajnë sigurim shtesë ose jo. (RTK)