22 Dhjetor 2024

Shtohen rastet e tumoreve neurokirurgjike dhe urologjike

Prishtinë, 8 mars - Në konferencën e sotme për media, të mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është prezantuar puna e Klinikës së Neurokirurgjisë dhe Klinikës së Kirurgjisë. 

Me këtë rast, nga drejtorët e dy klinikave është bërë e ditur se ka shtim të rasteve me tumore si në neurokirurgji, ashtu edhe në Urologji.

Prof.dr Arsim Morina, Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë, bëri të ditur se  Klinika e Neurokirurgjisë, është i vetmi shërbim publik në vend që ofron shërbime shëndetësore dhe është mjaft e ngarkuar me pacientë. 

Sipas tij, në kuadër të Klinikës mjekohen këto patologji: Neurotrauma, Neurokiriugjia peditarike, Tumoret intracerebrale (neuronkologjia), neurokirurgjia spinale dhe.  neurokirurgjia cerebrovaskulare.

“Mund të themi se në përgjithësi nga pas lufta, ka pasur shtim të rasteve me tumore të rënda, vjet kemi pasur diku rreth 85 raste të operuar me tumore, të gjitha janë operuar me sukses,  pas operacionit ne e përcjellim për 5 vite radhazi gjendjen e pacientit, përmes vizitave që bënë pacienti në ambulancat specialistike”, shpjegoi dr. Morina. 

Sipas tij, janë kryer 4.799 vizita specialistike , 1.047 pacientë  të pranuar, prej tyre  601 të operuar. Dr Morina sqaroi se për sa i përket aparaturës mjekësore, janë të pajisur me mikroskop operativ dhe me pajisjes tjera të domosdoshme dhe në përgjithësi trajtimi është shumë më i mirë se në ambulancat dhe klinikat private, pasi që edhe stafi që mjekon pacientët është i përgatitur profesionalisht.

 Për shtim të numrit të rasteve me tumore, foli edhe Dr Rexhep Kasumaj, Drejtor i Klinikës së Urologjisë, i cili tha se ka shtim të rasteve si me tumore të fshikëzës urinare, ashtu edhe me tumore të prostatës, por deri tani me plotë sukses pacientët mjekohen në kuadër të Klinikës së Urologjisë.

“Në kuadër të Urologjisë, disponojmë me aparatura për endourologji, resektoskopi, ureterorenoskopi, aparati për dezintegrimin e konkremetave në vegzën urinare, kemi uretrotomi me optikë, cistoskopi për të rritur dhe për fëmijë, Eho dopler, Eho abdominale dhe EKG. 

Ai mes tjerash potencoi se  në Klinikën e Urologjisë janë kryer 4.900 vizita mjekësore, prej tyre 549 kateterizime transuretrale, kurse janë realizuar edhe 429 operacione të hapura.   Klinika e Neurokirurgjisë ka 7 mjekë specialistë, 1specializantë, 23 infermiere dhe 4 instrumentare,  35-40 shtretër.

Klinika e Urologjisë ka 11 mjekë specialistë, 24 infermiere 6 instrumentare. Në dy klinikat e cekura më lartë ekziston 24-orë, shërbimi i kujdestarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)