22 Dhjetor 2024

Shtohen raste e aksidenteve në trafik, sot 2 të vdekur 4 të lënduar

Prishtinë, 21 tetor - Qendra Emergjente e Qendrës Klinike  Universitare të Kosovës, këtyre ditëve është duke u ballafaquar me raste të shtuara të aksidenteve në trafik.

Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, 5 persona janë sjellë në Qendrën Emergjente pas aksidentit në trafik. E.R( 1991), B.R (1961), S.T (1969) dhe B.R. 

Edhe pse i është dhënë ndihma në kuadër të Qendrës Emergjente S.I nuk ka arritur të mbijetoi, ai ka vdekur. 

Të gjithë pacientët janë sjellë pas aksidentit që ka ndodhur në afërsi të Podujevës.  Një person tjetër ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Pacientët e lënduar si pasojë e aksidenteve, janë duke u mjekuar  ende  në Qendrën Emergjente, përderisa pas  mjekimit diagnostik, do të transferohen në repartet tjera të QKUK-së.  

Në bazë të statistikave të QKUK-së, vetëm në muajin Shtator 378 pacientë kanë kërkuar ndihmën mjekësore, përderisa vetëm këtë muaj ka pasur 218 raste.

QKUK, përkatësisht Qendra Emergjente, apelojnë te qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes së makinave. Po ashtu, në rastet e aksidenteve më të lehta mos të ngarkohet pa nevojë Qendra Emergjente, por rastet të dërgohen në spitalet rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)