Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Prishtinë, 17 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njofutar se sot janë shtuar edhe shtatë raste më COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 985.
"Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë", thuhet në njoftimin e Institutit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 23 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
"Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 736 raste", bën të ditur Instituti.
Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.