SHSKUK tani edhe me Zyre për të drejtat e pacientëve

Prishtinë, 19 dhjetor - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar te Kosovës (SHSKUK) dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), e themeluar për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, kanë lidhur sot një marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj dhe Besim Kodra, nga PRAK, në prani edhe të Dr. Sadik Llullaku, anëtar i Bordit të SHSKUK.
Marrëveshja ka për qëllim krijimin e kushteve të mjaftueshme për zbatimin e projektit Protektori për Pacientin
Përmes saj do të promovohen të drejtat e pacientëve, mbrohen në mënyrë sa ma të mirë të shndërrohet nga pasiv në atë aktiv, në mënyrë që ti kërkojnë të drejtat e veta, ti bashkëngjiten familjes së madhe evropiane si një model ku pacienti është në qendër të sistemit shëndetësorë.
SHSKUK, ti jep në shfrytëzim për PRAK, një zyrë në hapësirat spitalore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK ) në Prishtinë dhe Spitalit të Përgjithshëm në Prizren (SP- Prizren).
Drejtori i SHSKUK do të ofrojë mbështetje të duhur që puna e Protektorit të zhvillohet normalisht në institucionet shëndetësore publike QKUK dhe SP-Prizren.
Protektori dhe ndihmësi i tij gjatë ekzekutimit të projektit, nuk do të ndikohet në aktivitetet dhe shërbimet profesionale shëndetësore në institucionin përkatës.
Marrëveshja lidhet për periudhe një (1) vjeçare, me mundësi rishikimi, përkatësisht vazhdimi, me njoftim me shkrim nga pala tjetër tre (3) muaj para shkëputjes se kësaj marrëveshjeje.
Ajo hyn në fuqi me datën 01.01.2015, përkatësisht pas nënshkrimit nga palët kontraktuese.