23 Dhjetor 2024

SHSKUK shpallë tender 9 milion euro për një projekt i cili nuk ekziston

Prishtinë, 15 dhjetor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur tender 9 milion euro për një projekt i cili sipas Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) nuk ekziston në projektligjin për buxhetin e viti 2021.

Më 10 dhjetor 2020 Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur tenderin për Ndërtimin e Spitalit në Podujevë me vlerë të parashikuar 9,159,833.81 euro.

 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se për këtë projekt në buxhetin e vitit 2020 figurojnë 150,000.00 euro, ndërsa në projektligjin për buxhetin e vitit 2021 ky projekt nuk ekziston fare.

KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të adresojnë këtë çështje para aprovimit të ligjit për buxhetin e vitit 2021.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)