SHSKUK përmbyllë vitin me mbi 37 mijë operacione
Prishtinë, 30 dhjetor - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka përmbyllur vitin me numër të konsiderueshëm të shërbimeve shëndetësore të kryera për pacientët në të gjitha njësitë përbërëse.
Për një vit pune në kuadër të SHSKUK-së, janë kryer 37.037 operacione të ndryshme, me 211465 pacientë të shtrirë me 825.629 ditë mjekimi.
Gjatë vitit 2014, në Qendrën Klinike Universitare janë mjekuar 78.599 pacientë të shtirë, me 454,197 ditë shërimi.
Poashtu, janë kryer 16. 957operacione. Për një vit, u kryen 362.413 vizita ambulantore dhe 440. 660 ishin shërbime të veçanta diagnostike, dhe 955 030 shërbime labaratorike.
Në shtatë Spitalet e Përgjithshme të Kosovës, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Prizren dhe Pejë, kanë qenë të shtrirë 132. 867 pacientë me 371. 432 ditë shërimi, me 20.080 operacione.
Shëndeti Profesional Mendor me 7 njësi në të gjithë Kosovën, ka regjistruar 24 744 dite shërimi për pacientët, me 24 389 vizita ambulatore. Mjekësia e Punës gjatë vitit 2014, regjistron 39. 030 vizita ambulantore, me 128. 589 shërbime laboratorike dhe 34. 410 shërbime të veçanta.
Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës, gjithsej ka kryer 328 321 shërbime, ku 55 358 janë vizita të para, ose vizita kontrolluese, ka pasur 246 365 shërbime tjera te veçanta.
Është arritur që të gjitha aparaturat radiologjike dhe onkologjike të jenë në funksion dhe servisim të plotë, përfshirë CT-të, që punojnë me kapacitet të plotë, Rezonancën Magnetike dhe shërbimin e radioterapisë në Onkologji.
Nga viti 2015, SHSKUK do të jetë Organizatë e veçantë buxhetore.