02 Maj 2024

SHSKUK përfiton donacion në vlerë 33.300 euro

Prishtinë, 30 shtator - Spitali Augusta-Kranken-Anstalt GMBH  nga Bochum i Gjermanisë ka dhuruar një donacion në vlerë 33.300 euro.

Donacioni është dhuruar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet   drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, dr. Saudin Maliqi  me këtë spital, por kontribut vendimtarë ka dhënë dhe  Z. Nazmi Bytyqi, i cili punon inxhinier në këtë spital. 

Donacioni përmban 65 shtretër, 38 dyshekë , 50 kabina shtrati, 2 karroca transporti dhe një shtrat mjekimi.

Një pjesë e donacionit do të shkojë edhe për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës  falënderon donatorët, në veçanti angazhimin e z. Bytyqi për këtë donacion,  i cili  është i mirëseardhura për QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

SHSKUK përmes zyrës së pasurisë do të bëjë regjistrimin e këtij donacioni dhe më pastaj ai menjëherë do të mund të shfrytëzohet për institucionet shëndetësore që është dhuruar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)