27 Dhjetor 2024

SHSKUK largon përkohësisht nga puna mjekët e paraburgosur

Prishtinë, 13 tetor - Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Curr Gjocaj,  bazuar në nenin 73, alinea 1, paragrafët 1.1 dhe 1.2 si dhe në nenin 74 të Ligjit të Punës  Nr.03/L-212, mori  vendim për largim të përkohshëm nga puna të dr.  D. Gorani, N. Zeqiri dhe infermierit M. Abazi.

Gjatë kësaj periudhe deri në përfundim të procedurave ligjore, në bazë të nenit 74 të Ligjit të Punës, Nr. 03/L-212, atyre  u takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%.

Të larguarve përkohësisht u ndalohet hyrja në objektet e QKUK-së, nga data 13.10. 2014, deri në përfundim të procedurave ligjore, përveç nëse ata kanë nevojë për ndihmë mjekësore.  

Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK, ka kërkuar nga Drejtori  Spitalit të Pejës që të ndërmarrë masa ligjore ndaj të punësuarve në këtë Spital. 

Drejtori i Spitalit të Pejës, Dr. Skender Dreshaj, bazuar në legjislacionin në fuqi ka larguar përkohësisht nga puna  dy doktorët e tjerë R. Emra dhe  E. Muhaxheri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)