ShSKUK: Furnizimi me masa mbrojtëse për punëtorët është i mirë
Prishtinë, 20 korrik - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se përkundër rritjes së numrit të rasteve që po trajtohen me Covid-19, por edhe rritjes së kërkesave nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, furnzimi me material shpenzues dhe masa mbrojtës për stafin shëndetësorë, përfshirë edhe dorëzat është i mirë.
ShSKUK në bashkëpunim me Departamentin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, së fundmi është furnizuar me sasi shtesë të masave mbrojtëse, të cilat përmes Shërbimit Farmaceutik në ShSKUK janë shpërndarë për klinikat që po trajtojnë rastet Covid, por edhe spitalet e përgjithshme.
Poashtu, ShSKUK është e furnizuar me barnat themelore që nevojiten për trajtim të rasteve me Covid-19.
ShSKUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të vazhdojë të furnizojë me masa mbrojtëse klinikat dhe spitalet e përgjithshme.
ShSKUK falenderon të gjithë mjekët, infermierët dhe punëtorët tjerë mbështetës që përkundër mbingarkesës së madhe janë duke ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19.