02 Maj 2024

SHSKUK formon sektorin për siguri dhe mbrojtje në punë

Prishtinë, 2 tetor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) në mbështetje të Ligjit, ka formuar Sektorin për Siguri dhe shëndetin në punë, me qëllim të zbatojë të gjitha rekomandimet ligjore, që rregullojnë lëmin e sigurisë dhe shëndetin në punë dhe mjedisin e punës për të punësuarit e vet.
 
Sektori për siguri dhe shëndet në punë ka emëruar zyrtarë të këtij sektori në të gjitha njësit organizative dhe funksionale të SHSKUK-së. Personat përgjegjës të emëruar në SHSKUK, bëjnë zbatimin dhe përparimin e masave të sigurisë në punë, me ndihmën profesionale të përgjegjësve për siguri dhe shëndet në punë dhe me angazhimin e organizatave të specializuara nga sektori i sigurisë.
                                                              
Me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, në kuadër të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë për të gjithë të punësuarit e njësive organizative të SHSKUK-së, sektori për siguri dhe shëndet në punë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës, ka përpiluar një plan veprimi në lidhje me realizimin vizitave sistematike, të paraparë edhe me ligj, fillimisht për të punësuarit e QKUK-së, e në vazhdimësi me njësit tjera organizative dhe funksionale të SHSKUK-së.
 
Në kuadër të këtij projekti, rekomandohet që të gjithë punëtorët e njësive përbërëse të QKUK-së, që kanë lidhur kontratë pune me QKUK-së, ti kryejnë këto vizita sistematike. Bazuar në planin e lartcekur është duke vazhduar kontrolli shëndetësorë sistematik për të punësuarit në QKUK dhe pastaj do të filloj edhe për njësitë tjera përbërëse.

Punëtorët pajisen me raport specialistik të SHSKUK-së, dhe realizojnë këto kontrollime mjekësore nga fushat specialistike të parapara në planin e veprimit. Pas kontrolleve punëtorët  pajisen me Certifikatë Shëndetësore. Në bazë të dokumentacionit në fjalë dëshmohet gjendja shëndetësore e punëtorëve, i paraparë sipas ligjit me Nr. 04/L-161, Për Sigurinë dhe shëndetin në Punë.

Siguria dhe shëndeti në punë përmban parimet e përgjithshme për parandalimin e rreziqeve për sëmundje profesionale, eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve, informimit, konsultimit, pjesëmarrjes së balancuar në përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, trajnimit të punësuarve, përfaqësuesve të tyre dhe udhëzimeve të përgjithshme për zbatimin e këtyre parimeve.

Mënyra e organizimit në procesin e punës, posaçërisht me masat dhe normat e sigurisë që kanë të bëjnë me punët dhe detyrat e punës për të gjitha njësit, përkitazi me këtë është përpiluar rregullorja për siguri dhe shëndet në punë në kuadër të SHSKUK-së. Qëllimi i kësaj rregulloreje është mbrojtja, siguria dhe parandalimi i lëndimeve në punë, sëmundjeve që mund të shkaktohen si pasojë e punës dhe masave për përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)